Bwin Albania

Bwin u themelua nga Simon Bold (Gjibraltar) shpk dhe u ble pas 2 vitesh nga ofruesi i lojërave të fatit austriak “bwin Interactive Entertainment AG”. Kushdo që ka luajtur kumar në vitet e fundit në internet ka rastisur me shumë mundësi të provojë edhe bwin.

Shfaq me shume

Ky bastëvënës është mes ofruesve më të mëdhenj botëror dhe është ende duke zgjeruar aktivitetin e tij.

Një tipar dallues i veçantë për kompaninë është se janë poligot: shërbimet e tyre ofrohen në më shumë se 20 gjuhë. Orientimi ndërkombëtar është një shtyllë e fortë për konceptin e tyre. Bwin zotëron një liçensë lojërash fati nga Gjibraltari. Shumë kohë më parë ishte një nga ofruesit e parë në treg që pozicionohej qartazi dhe kategorikisht në zonën e “Lojës së Përgjegjshme”. Ndaj, pyetja “A është bwin një mashtrim?” është komplet pa kuptim. Sidoqoftë, ky reçension bastëvënësish për bwin do të parashtrojë më shumë detaje mbi këtë ofrues.

Shfaq me pak
Nuk është e verifikuar
Bwin
1

  • Ofron një siguri maksimale
  • Menyra të ndryshme të pageses
  • Bonuse për kazino dhe poker
License

  • Mënyrat e pagesës:
*Zbatohen T&C! 18+;
Bonus: 1
Terheqje: 1
Depozitat: 1
Monedhat: 1
Programi kompjuterik: 1
Përdorshmëria: 1

Portfolio i basteve sportive të Bwin: Nuk ka më mirë

Portfolio gjigand i basteve sportive është veçanërisht mahnitës për ata klientë që nuk kanë provuar ndonjë produkt tjetër të bwin. Ofrohen çdo ditë më shumë se 30,000 baste për një numër të madh sportesh. Kjo larmi është e veçantë. Edhe pse dihet që futbolli është joshja kryesore, ekzistojnë oferta bastesh gjithëpërfshirëse edhe për sportet e tjera. Ja vlelnë të përmenden, për shembull, portfoliot e mëdhenj në fushat e tenisit, garave me motora, basketbollit dhe hendbollit.

Produktet live janë “të frikshëm”. Ekziston një portfolio i tërë me baste live të disponueshëm në çdo orë të ditës. Në më të shumtën e rasteve mbulohen sporte të ndryshme në të njëjtën kohë. Për më shumë, ekzistojnë opsione të pafundme bastesh për çdo ngjarje sportive, ndaj edhe një profesionist bastesh nuk do të mund të përdorte në një herë të vetme të gjitha mundesitë e basteve. Në këtë zonë, reçensioni për bwin tregon se ky ofrues përcakton standardet e të gjithë industrisë.

Përdorimi i platformës: Dizajn i lehtë në përdorim me aspekt pamor të mirë

Nëse ekziston ndonjë gjë që mund të kritikohet sado pak, atëherë janë ngjyrat e përdorura në dizajn. Një pjesë e kombinimit relativisht agresiv të ngjyrave të përdorura nuk është diçka që përdoruesit e shohin me qejf të madh. Megjithatë, kjo kompensohet nga struktura shumë e menaxhueshme që kurrë nuk mbingarkohet. Mund të gjenden pa problem baste të përshtatshëm në këtë ofertë gjigandeske, edhe duke mos pasur shumë eksperiencë me bwin.

Bastet live janë qartësisht të dukshëm, ndaj është shumë e lehtë të vendosni një bast, qoftë edhe spontanisht. Ky reçension për bwin mund të raportojë vetëm përvoja positive mbi platformën. Programi punon pa problem dhe është i shpejtë. Kështu nuk ka vonesa teksa vendosni baste. Aplikacionet për celularë vërtetojnë një nivel të lartë gjithashtu. Klientët mund të vendosni baste edhe nga aplikacioni sepse marrin automatikisht njoftime mbi rezultatet aktuale sportive për ngjarjet e përzgjedhura në celularët e tyre.

Pikat e forta të Bwin

Bonus: Klientët e rinj apo të përhershëm shpërblehen me bonuse

Bonusi për klientët e rinj shkon në një maksimum prej GBP 20 (100%) dhe më i lartë ndonjëherë gjatë periudhave të caktuara promocionale. Kjo shumë është relativisht e ulët krahasuar me konkurrentët. Sidoqoftë, kushtet e bonusit janë shumë të mira dhe nuk kemi të bëjmë me asnjë formë mashtrimi këtu. Për të zhbllokuar bonusin, klientët duhet ta luajnë 6 herë këtë shumë. Çdo bast duhet të ketë një koefiçent të paktën 1.7.

Për më shumë, ka bonuse për klientët e rregullt që janë mëse tërheqës. Për shembull: klientët që nuk kanë vizituar platformën për 4 javë marrin një bonus rikthimi prej GBP 15, në rast se bëjnë një depozitë të re. Një tjetër shembull është se klientët që depozitojnë para në ditëlindjen e tyre mund të marrin një bonus deri në GBP 10. Për më shumë, ka promocione tërheqës që ofrohen rregullisht. Si rrjedhojë, ia vlen të regjistrohesh te bwin dhe kjo nuk vlen vetëm për klientët e rinj. Shifra vlerësuese e seksionit të bonuseve është në përgjithësi e mirë.

Mundësitë e depozitave dhe tërheqjeve: Është bwin një mashtrim?

Bwin ka një përzgjedhje të arsyeshme metodash pagese. Disa profesionistëve të basteve mund t’i duhet të veprojnë pa metodën e preferuar të pagesës që kanë, por pjesa më e madhe e klientëve nuk do të hasin probleme me depozitat dhe tërheqjet e parave.

VISA logo
MasterCard logo
Skrill logo
PayPal logo
Diners Club logo
NETELLER logo
Paysafecard logo
ClickandBuy logo

Një aspekt pozitiv i këtij reçensioni është se ka edhe metoda pagese që nuk i përdor asnjë ofrues tjetër, si për shembull Diners Club and ClickandBuy. Për disa metoda pagese ka kosto transaksioni, por kjo është mëse normale dhe nuk ka vënd për dyshime mashtrimi mbi bwin.

Kujdesi ndaj klientit: Padyshim që ka vënd për përmirësim

Kujdes ndaj klientit është i disponueshëm vetëm me anë të postës elektronike dhe telefonit. Veç kësaj, linja telefonike është me pagesë duke qenë se ndodhet në Gjibraltar. Nuk ofrojnë një live-chat. Gjatë reçensionit, përgjigjet për pyetjet me email nuk erdhën shpejt, ndaj ky opsion nuk është i duhuri për probleme urgjente. Për çështje urgjente, klientët nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër por duhet të shpenzojnë para për një telefonatë ndërkombëtare. Kjo do të ishte e ende pranueshme nëse cilësia e ndihmës do të ishte më e lartë. Megjithatë, vlerësimi për bwin tregon se përgjigjet nuk janë gjithnjë korrekte për pyetjet e drejtuara.

Shërbimi me email ndonjëherë përgjigjet me fraza standarde, çka nuk sjell një përgjigje të thelbit të çështjes. Përgjigjet gjithëpërfshirëse dhe të sakta u morën vetëm pas disa pyetjeve nga ne. Kjo e bën kujdesin ndaj klientit jo shumë efikas, por një harxhim kohe. Por seksioni i ndihmës në faqen e internetit është një aspekt pozitiv. Rekomandohet që përgjigja të kërkohet si fillim te ky seksion, për shkak të një kujdesi ndaj klienti të çorganizuar.

Përfundimi: Bastëvënës i shkëlqyer me kujdes ndaj klienti me mangësi

Bwin do të kishte qenë thuajse perfekt nëse ky reçension për bastëvënësit nuk do të kishte zbuluar disa të meta në sektorin e kujdesit ndaj klientit. Ky i fundit është thjesht i pakënaqshëm për një bastëvënës kaq të mirëorganizuar si bwin. Krahas kësaj, bwin mbetet ende i besueshëm dhe nuk ka vend për hije dyshimi. Bonusi i klientit të ri nuk është shumë i lartë, por relativisht i lehtë për t’u luajtur. Hera herës edhe klientët e përhershëm përfitojnë bonuse të mira.

Përtej çdo dyshimi, karakteristika më e mirë e bwin është portfolio i madh i basteve sportive. Kushdo që ka provuar bwin do të zhgënjehet me pjesën më të madhe të konkurruesve të tij. Fakti më mbresëlënës është seksioni i basteve live, që tregon haptazi një larmi thuajse të pakrahasueshme. Nëse bwin do të përmirësonte në mënyrë drastike kujdesin ndaj klientit, atëherë kompania do të kishte një të ardhme më të ndritur. Sidoqoftë, ky reçension na tregon haptazi arsyen që bwin është shndërruar në një nga ofruesit e basteve sportive më të mëdhenj në botë.


Shqyrtime të operatorëve të rekomanduar të basteve
open
Top